Ndërlidhjet

Jemen: Gjatë ikjes nga burgu, 13 të vrarë


Dhjetë anëtarë të forcave të sigurisë dhe tri femra punëtore civile, janë vrarë sot, derisa anëtarët e dyshuar të al-Kaidës kishin ikur nga një burg në qytetin jugor të Jemenit, Aden.

Zyrtarë lokalë kanë thënë se ndërtesa e shërbimit të inteligjencës, ku ndodheshin të burgosurit, ishte sulmuar nga një grup i armatosur me granata dhe pushkë automatike.

Numri i të burgosurve të ikur ende nuk është i njohur.
XS
SM
MD
LG