Ndërlidhjet

SHBA: Obama mirëpret qëndrimin e Kinës për juanin


Banka Qendrore e Kinës ka premtuar se do të lejojë kurs më elastik të shkëmbimit të valutës kineze - juan.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka mirëpritur këtë deklaratë, duke e vlerësuar “si hap konstruktiv, që do të ndihmojë në mbrojtjen e ripërtëritjes dhe do të kontribuojë në më tepër balancim në ekonominë globale”.

Veprimin e paralajmëruar të Kinës e kanë mirëpritur edhe sekretari amerikan i thesarit, Timoti Gartner, dhe drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan.

Zyrtarët e Kinës kanë thënë se çfarëdo reforme e juanit, do të jetë graduale.
XS
SM
MD
LG