Ndërlidhjet

Hollbruk: Sanksionet ndaj Iranit mund të ndikojnë edhe Pakistanin


Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara, Riçard Hollbruk, tha se Pakistani duhet të jetë i kujdesshëm për përfshirjen në projektin iranian për gaz natyror, pasi sanksionet e SHBA-ve kundër Iranit mund të godasin edhe kompanitë pakistaneze.

Duke folur në Islamabad, Hollbruk tha se Uashingtoni është i shqetësuar për mungesën e energjisë në Pakistan, porse “ende duhet të pritet dhe të shihet”.

Ai tha se Kongresi amerikan aktualisht është duke hartuar legjislacionin e ri për sanksione, që kanë për objektivë sektorin energjetik të Iranit, dhe se pakistanezët “nuk duhet të ngarkohen më tepër seç duhet”.

Marrëveshja për gazin natyror, në vlerë prej 7.6 miliardë dollarësh, është nënshkruar në muajin mars dhe është konsideruar si mjaft e dobishme edhe nga pala iraniane, edhe nga ajo pakistaneze.
XS
SM
MD
LG