Ndërlidhjet

Gejts: Sanksionet mund të ndalojnë programin atomik të Iranit


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha se sanksionet e miratuara kundër Iranit “kanë potencial real” për të nxitur Teheranin që të ndalojë me programin e tij bërthamor.

Ai tha se “kjo është një mundësi e arsyeshme që regjimi iranian të kuptojë se siguria e tyre ka gjasë të jetë më shumë në rrezik, nëse vazhdon kështu”, njofton Fox News Sunday.
XS
SM
MD
LG