Ndërlidhjet

23.38 % e polakëve votuan deri në mesditë


Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve në Poloni njoftoi se deri në mesditë, rreth 23.38 për qind e votuesve kanë hedhur votën për zgjedhjet presidenciale të vendit.

Zgjedhjet u bënë të domosdoshme pas vdekjes së presidentit Leh Kaçinski, i cili humbi jetën në rrëzimin e aeroplanit në Rusi, më 10 prill.

Kandidatë krysorë thuhet të jenë ushtruesi i detyrës së presidentit, Bronislav Komorovski, dhe ish-kryeministri Jarosllav Kaçinski, vëllau binjak i presidentit të ndjerë. Në garë janë edhe tetë kandidatë të tjerë.
XS
SM
MD
LG