Ndërlidhjet

Partesh: Deri në orën 16:00, votuan 45,78% e qytetarëve


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se në komunën e Parteshit, deri në orën 16, votën e tyre për strukturën komunale e kanë hedhur 1,606 votues, përkatësisht 45,78% e numrit të njerëzve me të drejtë vote.

Në konferencat e radhës, KQZ-ja pritet të dalë me numrin përfundimtar të pjesëmarrjes në votime në Partesh.

Parteshi është komunë e re më shumicë serbe, e formuar në bazë të procesit të decentralizimit.

Zgjedhjet per pushtetin lokal në Partesh qenë shtyrë nga nëntori i vitit të kaluar për qershor te këtij viti, pasi, siç thuhej, nuk ishin përmbushur të gjitha kriteret për mbajtjen e tyre atëherë.
XS
SM
MD
LG