Ndërlidhjet

Kabul: Nga përplasja e helikopterit, u vranë 4 ushtarë të NATO-s


NATO-ja thotë se katër ushtarë ndërkombëtarë janë vrarë nga përplasja e helikopterit të tyre, sot në pjesën jugore të Afganistanit.

Aleanca nuk ka dhënë më tepër detaje, por ka theksuar se “nuk ka indikacione” se helikopteri është qëlluar nga militantët.

Derisa aleanca nuk ka njoftuar për kombësinë e të vrarëve, ushtria e Australisë tha se tre prej katër të vrarëve ishin pjesëtarë të saj. Deri tash në Afganistan janë vrarë 16 ushtarë të Australisë.

Ky vend në Afganistan i ka afro 1500 trupa, që veprojnë së bashku me forcat e NATO-s.
XS
SM
MD
LG