Ndërlidhjet

Iran: Dy inspektorëve atomikë nuk u lejohet hyrja


Zyrtari i lartë iranian për energji atomike, Ali Akbar Salehi, tha se Irani nuk do të lejoj hyrjen e dy inspektorëve bërthamor të Kombeve të Bashkuara që të hyjnë në Iran.

Sipas tij, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e OKB-së, është e njoftuar për këtë veprim, pasi ata, e kishin autorizuar një raport “të pavërtetë” për programin atomik të Iranit. Zoti Salehi nuk i ka dhënë emrat e inspektorëve,

Në raportin e muajit maj, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, tha se Irani po përgatiste pajisje shtesë për pasurim të uraniumit në nivel më të lartë dhe se ka vazhduar depozitimin e materialit atomik.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, më 9 qershor të këtij viti, e ka miratuar rundin e katërt të sanksioneve kundër Iranit, lidhur me programin atomik të këtij vendi, për të cilin perëndimi ka dyshime se synon prodhimin e armatimit bërthamor. Këto akuza Irani i ka hedhur poshtë.
XS
SM
MD
LG