Ndërlidhjet

Moskë: Rusia e redukton gazin për Bellorusisë


Kompania ruse e kontrolluar nga shteti, Gazprom, thotë se e ka filluar reduktimin e eksportit të gazit për Bellorusi, për shkak të një borxhi prej miliona dollarësh për furnizimet e mëparshme me gaz natyror.

Shefi i Gazpromit, Aleksei Miller, tha sot se në mëngjes, furnizimi me gaz ishte zvogëluar për 15% të vëllimit të planifikuar ditor.

Gazpromi thotë se Bellorusia i ka borxh 192 milionë dollarë, por Minsku e konteston këtë pretendim.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev i tha zotit Miller, që rrjedhja e gazit për në Bellorusi të reduktohet, pasi ky vend ka dështuar që borxhin ta paguaj me të holla e jo me pajisje dhe makineri.

Gazpromi ka këmbëngulë se shkurtimet e furnizimit me gaz për Bellorusinë nuk do të kenë ndikim në furnizimet për Evropën.
XS
SM
MD
LG