Ndërlidhjet

Kirgizi: 2 të vrarë, 17 të plagosur



Autoritetet në Kirgizi thanë se dy njerëz janë vrarë dhe 17 u plagosën gjatë bastisjes në një paralagje uzbeke në qytetin jugor Osh.

Zëdhënësi i policisë tha se njëri u qëllua për vdekje pasi ushtarët u gjetën nën zjarr gjatë bastisjes, kurse tjetri u plagos dhe vdiq në spital.

Osh ishte qendër e përleshjeve vdekjeprurëse ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve etnikë, që rezultuan me 208 të vrarë dhe 400 mijë refugjatë, nga të cilët 100 mijë në Uzbekistanin fqinj.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë tha se ai kishte parë kufomën e një njeriu, për të cilin dëshmitarët kishin thënë se ushtarët e kishin rrahur për vdekje.

Zyrtarët lokalë thanë se ushtarët hynë në paralagjen për të kërkuar armë.
XS
SM
MD
LG