Ndërlidhjet

Federata italiane analizon problemet e "azurëve"


Skuadra italiane
Skuadra italiane
Kreu i Federatës së Futbollit të Italisë tha se problemet që përballin italianët në Kupën e Botës shkojnë përtej lojërave që azurët i luajnë në Afrikën e Jugut.
Duke folur vetëm një ditë pas barazimit shokues 1:1 me Zelandën e Re, Gjankarlo Abete tha se ekziston një problem i përgjithshëm me futbollin italian, duke filluar nga niveli i të rinjve nëpn 21 vjeç, e deri te mungesa e "yjeve" në formacionin e parë.

Italia gjithashtu luajti baraz 1:1 me Uruguajin, dhe tash detyrohet ta mundë Sllovakinë në ndeshjen e fundit në grup për të siguruar kualifikimin e mëtejmë.

Abete tha se ai që nuk brengoset për gjendjen e futbollit italian është i "papërgjegjshëm", dhe vërejti se për shkak të problemit të mos shënimit të golave, "pranimi i një goli e bën situatën më të vështirë për ta rikthyer lojën".
XS
SM
MD
LG