Ndërlidhjet

Katër të vrarë në Viti


Katër persona janë vrarë sot, në orët e hershme të mëngjesit, në qytetin e Vitisë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi Baki Kelani tha se katër persona kanë humbur jetën derisa ata kanë qenë duke udhëtuar me veturën e tyre.

Kelani gjithashtu ka thënë se dy nga personat në veturë dyshohet të jenë shtetas të Maqedonisë.

Aktualisht, sipas zyrtarëve të policisë, hetuesit janë duke bërë hetimet lidhur me rastin dhe verifikimin e shtetësisë së viktimave.

Kelani nuk ka mundur të flasë për motivet e mundshme të kësaj vrasjeje.
XS
SM
MD
LG