Presidenti i Turqisë Abdulah Gyl e kryeson sot takimin me udhëheqësit e ushtrisë dhe liderët tjerë të vendit për të diskutuar sulmet në rritje të rebelëve kurdë.
Në sulmin e fundit në kufirin irakian, 12 ushtarë turq e humbën jetën në vërsuljen e Partisë Punëtore të Kurdistanit.
Shefi i armatës, gjenerali Ilker Basbug, tha sot se qeveria është e përkushtuar për "përpjeje afatgjatë" për t'i luftuar rebelët.
Po sot, ambasadori amerikan në Turqi, Xhejms Xhefri, lëshoi një deklaratë ku thuhet se Shtetet e Bashkuara do ta shqyrtojnë "urgjentisht" çdo kërkesë për ndihmë nga Ankaraja për të luftuar PKK-në, të cilën Uashingtoni e konsideron grup terrorist.
Prej vitit 1884, rebelët kurdë po luftojnë për autonomi në juglindje të vendit, e cila është e banuar kryesisht me popullatë kurde.