Ndërlidhjet

Sejdiu: Kemi çfarë të bisedojmë me Serbinë, por jo për statusin



Qëllimi kryesor i Kosovës është anëtarësimi i saj në strukturat euroatlantike, ka deklaruar presidenti Fatmir Sejdiu.

Presidenti kosovar poashtu ka thënë se Kosova ka marrëdhënie shumë të mira me vendet fqinje, dhe është e interesuar që të ketë marrëdhënie të mira edhe me Serbinë, por gjithmonë në raport të dy shteteve të barabarta.

Presidenti Sejdiu i bëri këto komente në takimin me një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Sejdiu tha se ka një varg çështjesh për të cilat mund të bisedohet me Serbinë, por theksoi se asnjëherë nuk do të bisedohet për statusin e Kosovës dhe tërësinë e saj territorial, që është një çështje e mbyllur një herë e përgjithmonë.

Lidhur me praninë e NATO-s Sejdiu tha se reduktimi i tyre duhet bërë paralelisht me stabilitetin e vendit dhe me ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG