Ndërlidhjet

SHBA: Gjykata Supreme mbështet ligjin anti-terrorist



Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara e mbështeti sot ligjin, i cili ua ndalon “mbështetjen materiale” organizatave të huaja terroriste.

Gjykata vendosi se qeveria mund të ndalojë çdo formë të ndihmave për grupet terroriste, madje edhe nëqoftëse ndihma konsiston në trainimin dhe këshillimin për aktivitetet tërësisht paqësore dhe legale.

Kreu i gjykatës, Xhon Roberts, tha se mbështetja materiale, edhe pse e destinuar për qëllime të padëmshme, mund ta ndihmojë ndonjë grup terrorist në mënyra të tjera.
XS
SM
MD
LG