Ndërlidhjet

Jerusalem: Ringjallen planet për shembjen e shtëpive palestineze



Organi planifikues i Jerusalemit miratoi shembjen e 22 shtëpive palestineze në Jerusalemin lindor, për të krijuar hapësirë për një qendër turistike izraelite.

Miratimi përfundimtar, i cili kërkon pëlqimin nga Ministria e Brendshme, mund të marrë disa muaj.

Izraeli e aneksoi Jerusalemin lindor pasi e pushtoi nga Jordania në luftën e vitit 1976. Prej atëherë, aty janë vendosur rreth 200 mijë hebrej, duke jetuar pranë 250 mijë palestinezëve.

Palestinezët shpresojnë që kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm ta kenë në Jerusalemin lindor.
XS
SM
MD
LG