Ndërlidhjet

Vriten nëntë ushtarë të NATO-s në Afganistan



Gjithsejt nëntë ushtarë të NATO-s e kanë humbur jetën sot në sulmet e militantëve dhe rrëzimin e një helikopteri.

ISAF-i tha se në incidentin më të rëndë, tre komando të Australisë dhe një ushtar amerikan vdiqën kur helikopteri i tyre u rrëzua në provincën jugore Kandahar.

Ky është bilanci më i rëndë i viktimave të një dite për Australinë në luftën pothuaj 9-vjeçare në Afganistan.

Dy trupa tjerë të NATO-s, përfshirë një amerikan, e kanë humbur jetën në shpërthimet në jug të vendit.

Në incidente tjera, një ushtar u vra nga sulmi i një grupi militantësh në jug, ndërsa dy të tjerë vdiqën nga një shpërthim në Afganistanin lindor.
XS
SM
MD
LG