Ndërlidhjet

Nju Jork: I akuzuari për sulm me bombë deklaron se është fajtor


Amerikani me origjinë pakistaneze, Faisal Shahzad, i akuzuar për përpjekje për sulm me makinë bombë në Times Square të Nju Jorkut, ballafaqohet me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara, pasi u shpreh se ndjehet fajtor për akuzat e ndërlidhura me terrorizëm.

I akuzuari Shahzad, 30 vjeçar, mbrëmë në një gjykatë në qytetin e Nju Jorkut, deklaroi se ndjehet fajtor për të 10 pikat e aktakuzës, për terrorizëm dhe armatim.

Pritet që në vendimin e gjykatës më 5 tetor të këtij viti, ai do të dënohet me burgim të përjetshëm.

Më 1 Maj në Menhetën të Nju Jorkut, Faisal Shahzad e kishte parkuar makinën që përmbante materje eksplozive.

Por bomba dështoi të eksplodojë, kështu që ai u arrestua pas dy ditësh nga hetuesit e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG