Ndërlidhjet

SHBA: Fillon vizita e presidentit rus, Dmitri Medvedev


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, sot e fillon vizitën triditëshe në Shtetet e Bashkuara, që pritet të fokusohet në zhvillimet e lidhjeve të biznesit me Shtetet e Bashkuara dhe do të përfshijë edhe takimin me presidentin amerikan, Barak Obama.

Zoti Medvedev së pari do ta vizitoj një qendër të teknologjisë së lartë në Kaliforninë Veriore.

Pritet që gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara do të nënshkruhet edhe një kontratë e kompanisë shtetërore ruse Rosteknologji, për blerjen e aeroplanave nga kompania Boing.

Të enjten pritet takimi Obama – Medvedev.
XS
SM
MD
LG