Ndërlidhjet

Stamboll: Rritet bilanci i viktimave



Të paktën pesë njerëz e humbën jetën dhe 12 janë plagosur nga shpërthimi i një bombe që goditi një autobus me personel ushtarak dhe familjet e tyre në Stamboll.

Guvernatori i Stambollit tha se mjeti shpërthyes është aktivizuar nga largësia, ndërsa nga të vrarët, tre janë togerë dhe një civil.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por zyrtarët thanë se dyshohet në separatistët kurdë.

Shpërthim ndodhi një ditë pasi ushtria nisi vendosjen masive të trupave përgjatë kufirit me Irakun, pas sulmeve nga rebelët kurdë ku u vranë 12 ushtarë turq.
XS
SM
MD
LG