Ndërlidhjet

Feith: Po dialog Prishtinë-Beograd por jo për statusin



Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Feith, ka vlerësuar sot në Bruksel se "mendimi këshilldhënës" i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mund të sjellë në kontakte më të mëdha ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Por, Feith gjithashtu theksoi se autoritetet në Prishtinë nuk dëshirojnë diskutime për statusin dhe ndarjen e Kosovës.

Në një takim me eurodeputetët e këshillit për Marrëdhënie të Jashtme në Parlamentin Evropian, Feith bëri me dije se ai nuk mund të sjellë vendim për mendimin e GJND-së, por konkludoi se atë mendim, Prishtina dhe Beogradi "duhet ta shohin si mundësi për dialog të hapur mbi çështjet me interes të përbashkët".

Kosova është "sfidë evropiane" , por Bashkimi Evropian i ka të gjitha mundësitë që të sigurojë ecjen e Kosovës drejt integrimit në Evropë, ka vlerësuar Feith.
XS
SM
MD
LG