Zyra e presidentit të Afganistanit Hamid Karzai tha se Kombet e Bashkuara janë dakorduar që t'i heqin gradualisht nga lista e zezë pjesëtarët e talibanëve të cilët i denoncojnë lidhjet me Al Kaidën.
Diplomatë të lartë të 15 vendeve anëtare të Këshilit të Sigurimit qëndruan sot në kryeqytetin afgan, Kabul.
Thirrja për heqjen e talibanëve nga lista u bë në takimin e pajtimit kombëtar në Kabul, që u mbajt në fillim të qershorit.