Ndërlidhjet

Gejts: Gjenerali MekKristal gaboi



Komandanti amerikan në Afganistan, gjenerali Stenli MekKristal, është urdhëruar të kthehet në Uashington për t’i shpjeguar komentet e tij në një revistë, ku dukej se ishte kritik për zyrtarët e administratës Obama.

MekKristal më pas kishte kërkuar “falje të sinqertë” për komentet e tij në revistën “Rolling Stone”.

Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha se MekKristal ka bërë "gabim të rëndë" dhe nuk ka gjykuar mirë në komentet e tij.

Gejts gjithashtu tha se ai e ka thirrur gjeneralin në Uashington për t'a diskutuar çështjen personalisht.

Në artikull, MekKristal bën shaka sarkastike për nënpresidentin Xho Bajden, i cili njihet si skeptik ndaj strategjisë së gjeneralit për konfliktin në Afganistan.

Raportohet se shefi i shtabit të përgjithshëm, admirali Majk Mullen i ka thënë gjeneralit MekKristal se është "thellësisht i zhgënjyer" për artikullin.
XS
SM
MD
LG