Ndërlidhjet

Ahtisari: Kosova mbetet e pavarur pavarësisht mendimit të GJND-së



Marti Ahtisari, ish presidenti i Finlandës dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, tha se Kosova do të mbetet shtet i pavarur pa marrë parasysh mendimin
këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së saj, i cili pritet të shpallet më vonë gjatë vitit.

Mendoj se është e rëndësishme për çdonjërin të fillojë të kuptojë se çfarëdo që të ndodhë në procedimet e gjykatës ndërkombëtare, Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet shtet i pavarur. Unë mendoj se ky është një fakt, të cilin çdonjëri duhet ta marrë në konsideratë, veçanërisht ata që kanë ambicje të përpiqen t’i bashkangjiten Bashkimit Evropian”, tha Ahtisari.

Ish emisari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Ahtisari, i bëri këto komente në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Aktualisht, 69 nga 192 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.
XS
SM
MD
LG