Ndërlidhjet

Bakiev: Bëra mirë që u largova nga Kirgizia


Presidenti i përmbysur i Kirgizisë, Kurmanbek Bakiev, tha se vendimi i tij për tu larguar nga ky vend dhe të kërkoj azil në Bellorusi, ishte “gjë e drejtë”.

Këto komente ai i bëri gjatë një konference për shtyp sot në Minsk të Bellorusisë.

Mëtutje, ai theksoi se “bëra gjë të drejtë që erdha në Bellorusi. Përndryshe, tash do të isha i fajësuar për trazirat në jug”.

Zoti Bakiev tha se nuk ka qëllim që të ndikoj në politikën e Kirgizisë. Ai akuzoi autoritetet e përkohshme për “paaftësi për të punuar në mënyrë efektive”.
XS
SM
MD
LG