NATO tha se katër pjesëtarë të saj e kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Afganistanin jugor.
Koalicioni nuk dha detaje tjera.
Qershori është muaji më vdekjeprurës për forcat e ndërkombëtare të prira nga NATO-ja.
Associated Press thotë se të paktën 80 ushtarë kanë vdekur, përfshirë këta të fundit.