Ndërlidhjet

Gazprom ia lëshoi gazin Bellorusisë



Rusia tha se e ka rifilluar furnizimin e Bellorusisë me gaz natyror, pasi Bellorusia i kishte paguar borxhet për dërgesat e mëparshme.

Zëdhënësja e presidentit Dimitri Medvedev tha se kreu i kompanisë shtetërore Gazprom, Aleksei MIler, e ka informuar me telefon presidentin Dimitri Medvedev se Bellorusia e ka paguar "gjithë borxhin", dhe se gazi do të vazhdojë të rrjedhë.

Gazpromi ia zvogloi për 30 % dërgesat e gazit Bellorusisë për shkak të mospagesës së borxhit prej 187 milion dollarë.
XS
SM
MD
LG