Ndërlidhjet

Pakistan: Nga 10 vjet burg për pesë amerikanët



Gjykata e Pakistanit ka dënuar me nga 10 vjet burg pesë shtetas amerikanë për komplotim të sulmeve terroriste.

Pesë amerikanët, myslimanë në të njëzetat, u arrestuan në dhjetor në qytetin qendror Sargoda, disa ditë pasi kishin mbërritur në Pakistan.

Gjykimi i amerikanëve Umar Faruk, Vakar Husein, Rami Zamzam, Ahmad Abdullah Mini dhe Aman Hasan Jamer, filloi në muajin mars dhe u zhvilua prapa dyerve të mbyllura në qytetin Saargoda.

Dy prej tyre janë me origjinë nga Pakistani, ndërsa të tjerët me origjinë nga Egjipti, Jemeni dhe Eritreja.

Prokurorët thanë se posta elektronike ka treguar se ata kishin kontaktuar me militantët, të cilët kishin planifikuar që t’i përdorin për sulme në Pakistan.
XS
SM
MD
LG