Ndërlidhjet

Ndeshja Portugali-Brazil premton festë futbolli


Tifoz i Brazilit
Tifoz i Brazilit
Megjithëse pa njërin nga yjet e futbolit botëror, Kaka, ndeshja e Portugalisë dhe Brazilit premton një festë të shkathtësisë dhe sulmeve.

Kjo për shkak se të dyja ekipet do të përpiqen të fitojnë për të shmangur mundësinë e ballafaqimit me Spanjën.

"Portugalia dhe Brazili e kanë atë që duhet për ta bërë madhështor futbollin", tha trajneri portugez Carlos Queiros.

Mesfushori Tiago tha se Brazili nuk do ta ketë problem ta plotësojë mungesën e sulmuesit Kaka.

"Brazili ka ekip shumë të fortë. Ata kanë futbollistë të tjerë që mund të luajnë në atë pozicion", tha Tiego.

Portugezët ndërkohë e kanë Ronaldon, i cili shënoi njërin nga shtatë golat kundër Koresë së Veriut.

"Padyshim, ai është lojtar i madh dhe këtë po e tregon një kohë të gjatë", tha kapiteni i brazilianëve, Lucio.
XS
SM
MD
LG