Ndërlidhjet

Klinton shtyn qëndrimin në Botërorin 2010


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, është entuziazmuar aq shumë me lojën e kombëtares amerikane në Kampionatin Botëror të Futbollit, saqë ka vendosur të qëndrojë ende, për të parë ndeshjen kundër Ganës, që do të zhvillohet të shtunen.

Klinton është kryetar nderi i komisionit që kandidon SHBA-të për nikoqirë të Kampionatit Botëror më 2018 apo 2022.

Ai ka ndjekur nga afër takimin e SHBA-ve me Algjerinë, ku futbollistët amerikanë fituan me rezultat 1:0 dhe u kualifikuan për raundin e dytë.

Klinton ka thënë se është gëzuar jashtëzakonisht shumë dhe se ka bërtitur me zë kur Lendon Donovan ka shënuar gol gjatë kohës shtesë.
XS
SM
MD
LG