Ndërlidhjet

Katër ish-policë serbë akuzohen për vrasje në Kroaci


Serbia ka ngritur akuza kundër katër ish-zyrtarëve të policisë serbe për vrasjen e së paku gjashtë civilëve, në fillim të luftës së Kroacisë.

Zyra e prokurorit serb për krime lufte, përmes një deklarate, njoftoi se Zoran Vukshiq, Slobodan Strigiq, Branko Hrnjak dhe Velimir Bertiq akuzohen po ashtu për torturimin dhe keqtrajtimin e joserbëve në fund të vitit 1991.

Ata janë nën arrest që në dhjetor të 2009-ës.
XS
SM
MD
LG