Ndërlidhjet

Mullen mbështet ndryshimin e komandës në Afganistan


Shefi i shtatmadhërisë së ushtrisë amerikane, admirali Majk Mullen, tha se mbështet vendimin e presidentit Obama për të liruar nga detyra komandantin e forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, gjeneralin Stenli MekKristal.

Ai gjithashtu tha se pritet një “kohë e vështirë”, por shprehu bindjen se strategjia e Obamës është në rrugë të mbarë.

Më herët, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se strategjisë së Aleancës në Afganistan nuk do t’i mungojë asgjë, përkundër largimit të gjeneralit Stenli MekKristal.

MekKristal dha dorëheqje të mërkurën, për shkak të disa komenteve për zyrtarët e lartë të administratës në një revistë.
XS
SM
MD
LG