Ndërlidhjet

Kosovë: Takohen presidentët Sejdiu, Topi, Ivanov dhe Vujanoviq


Takimi i presidentëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, fillon sot në orët e mbrëmjes në një pushimore afër Prizrenit.

Gjatë ditës së sotme pritet të arrijnë presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ndërsa nesër atyre u bashkohet edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

Parashihet se nesër do të ketë takime individuale, ndërsa pasdite do të mbahet mbledhja e të katër presidentëve.
XS
SM
MD
LG