Ndërlidhjet

Hapet samiti i G8-ës në Kanada


Udhëheqësit e Grupit të tetë vendeve më të mëdha industriale kanë hapur samitin në Ontario, rreth 200 kilometra në veri të Torontos.

Krerët e G8-ës do të bashkohen me zyrtarët e Grupit G20, të shtunën dhe të dielën në Toronto.

Bisedimet pritet të përqendrohen në rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin global.

Pritet që Shtetet e Bashkuara të argumentojnë për vazhdimin e shpenzimeve stimuluese, për nxitjen e ripërtëritjes ekonomike, megjithëse shumë vende evropiane po i ulin taksat dhe po i zvogëlojnë benefitet për ta luftuar rritjen e deficitit buxhetor.
XS
SM
MD
LG