Ndërlidhjet

Jemen: Janë arrestuar 30 të dyshuar për lirimin e të burgosurve


Forcat e sigurisë në Aden të Jemenit kanë arrstuar 30 vetë gjatë dy ditëve të kërkimit të operativistëve të dyshuar të al-Kaidës, që kanë dorë në sulmin kundër një ndërtese të inteligjencës, me ç’rast ishin liruar disa të burgosur.

Ministria e mbrojtjes njoftoi se operacioni do të vazhdoj.

Jemeni e ka akuzuar al-Kaidën për sulmin të shtunën e kaluar kundër qendrës së inteligjencës në qytetin port Aden.

Gjatë kësaj ndërhyrjeje të militantëve me uniforma ushtarake, pos që janë liruar disa të burgosur, janë vrarë edhe 7 oficerë të sigurisë, tri femra dhe një fëmijë.
XS
SM
MD
LG