Ndërlidhjet

Moskë: Vriten transportuesit e parave të bankës



Tre transportues të parave në Rusi janë qëlluar për vdekje kur persona të paidentifikuar e sulmuan makinën e tyre në Moskë.

Komiteti hetues i prokurorëve tha se gjithsej 10 plumba ishin shkrepur në brendi të automjetit, që i përket bankës së Rusisë, duke i vrarë të tre njerëzit në vend.

Prokurorët thanë se thasët me para janë gjetur, dhe ende nuk dihet nëse sulmuesit kanë arritur të vjedhin ca para.
XS
SM
MD
LG