Ndërlidhjet

Kryeministrat Berisha dhe Thaçi optimistë për GJND-në



Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, janë shprehur optimist se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të jetë në favor të Kosovës dhe se do t'i shtojë njohjet e reja të Kosovës.

Ata i bënë këto komente në një konferencë për shtyp në Durrës, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha mes dy vendeve si dhe për vendimin e GJND-së.

“Kosova është shndërruar në një faktor stabiliteti në rajon”, ka deklaruar Berisha.

Nga ana e tij, kryeministri Thaçi ka ritheksuar se integriteti territorial i Kosovës është i pacënueshëm.
XS
SM
MD
LG