Ndërlidhjet

Liderët e G20 takohen në Toronto



Liderët e grupit të 20 vendeve më të pasura dhe vendeve në zhvillim e filluan ditën e dytë të bisedimeve rreth planeve për të ndërtuar ekonomi më stabile globale.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se liderët e G 20, në takimin e tyre në Toronto të Kanadasë janë dakorduar se vendet e pasura duhet t’i përgjysmojnë deficitet buxhetore të tyre deri në vitin 2013.

Merkel tha se vendet e zhvilluara gjithashtu janë përkushtuar që ta “stabilizojnë” shkallën e borxhit të qeverisë deri në vitin 2016.

Më shumë se 400 vetë u arrestuan kur protestat e djeshme në Toronto degjeneruan në dhunë. Sot policia paralajmëroi për protesta të mundshme.
XS
SM
MD
LG