Ndërlidhjet

Papa i kritikon bastisjet e policisë në Belgjikë



Në një letër drejtuar peshkopëve belgë, Papa Benedikti XVI i ka cilësuar si "befasuese dhe për keqardhje" bastisjet e policisë së Belgjikës, e cila po i heton abuzimet seksuale të priftërinjve.

Në bastisjen në 24 qershor, policia konfiskoi afro 500 dosje dhe një kompjuter nga zyra e komisionit kishtar që i heton pretendimet për abuzime seksuale.

Policët gjithashtu e bastisën dioqezën e Brukselit në Mehelen, në veri të kryeqytetit.

Peshkopët belgë u mbajtën të izoluar për nëntë orë deri sa u krye bastisja.


XS
SM
MD
LG