Ndërlidhjet

Toronto: Policia përdor gaz lotsjellës



Policia në Toronto ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve për të dytën natë me radhë ndaj dhunës që shoqëroi samitin e G20, ku bilanci i të arrestuarve shkoi në 600.

Përleshjet e fundit ndodhën kur disa qindra protestues marshuan në një qendër të improvizuar paraburgimi për demonstrantët e arrestuan mbrëmjen e së shtunës.

Dhuna nisi të shtunën kur një grup anarkist u shkëput nga një demonstratë paqësore kundër grupit G20.
XS
SM
MD
LG