Ndërlidhjet

Kirgizia miraton kushtetutën e re



Udhëheqësja e përkohshme e Kirgizisë, Roza Otunbajeva, tha se votuesit e kanë miratuar kushtetutën e re në referendum, duke zgjedhur që ta vënë vendin në kursin e ri dhe të shkëputen nga e kaluara “autoritare”.

Komisioni zgjedhor tha se rreth 90 % e votuesve votuan për propozim kushtetutësn, e cila e redukton dukshëm pushtetin e presidentit dhe e bën vendin të parën republikë parlamentare në Azinë qendrore.

Dalja në referendum ishte afro 70 %, kurse rezultatet e plota priten brenda dy ditëve.

Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev, tha se referendumi për demokracinë parlamentare ka rrezik të shkaktojë “kollapsin e shtetit”, dhe shtoi se vendi ka nevojë për një qeveri të fortë që të shmangë mundësinë e tillë.
XS
SM
MD
LG