Ndërlidhjet

Korea Veriore thotë se do t'i shtojë aftësitë bërthamore



Korea Veriore tha se duhet t’i shtojë aftësitë bërthamore për t’ia mbanë me politikën armiqësore” të Shteteve të Bashkuara, në kohën e tensioneve të shtuara pas fundosjes së luftanijes koranojugore, për të cilën fajësohet Pheniani.

Deklarata e transmetuar nga Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë nuk është elaboruar më tej.

Hetimet ndërkombëtare konkluduan muajin e kaluar se Korea Veriore e ka torpeduar luftanijen Cheonan afër kufirit detar.

Korea Veriore i mohoi akuzat dhe paralajmëroi se çdo ndëshkim i mundshëm mund të nxitë luftë.
XS
SM
MD
LG