Ndërlidhjet

Londra konfirmon vdekjen e ushtarit britanik


Britania tha se një ushtar i saj ka humbur jetën në Afganistan. Ai u vra të dielën gjatë një përleshjeje me kryengritësit në qarkun Nahr-e Saraj të provincës Helmand.

Britania ka rreth 9,500 trupa në Afganistan, shumica e të cilave janë të vendosura në rajonin Helmand, që njihet si bastion i talibanëve.

Të dielën humbën jetën edhe katër ushtarë norvegjezë që shërbenin në kuadër të ISAF-it.
XS
SM
MD
LG