Ndërlidhjet

Sejdiu: Kosova të marrë pjesë në operacionet e NATO-s



Presidenti i Kosovës Fatmir Sjediu ka përsëritur kërkesën që Kosova të marrë pjesë në operacionet paqësore të NATO-s, qoftë dhe në mënyrë simbolike. Ai i bëri këto komente në ceremoninë e gradimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare – Gjenerata 2010.

“Ju jeni mesazh i gatishmërisë së Kosovës, që të participojë siç edhe kam kërkuar shumë herë, në cilësinë e Presidentit të vendit, por, edhe të Komandantit Suprem që qoftë edhe simbolikisht, Kosova të marrë pjesë në operacionet paqësore të NATO-s”, tha presidenti Sejdiu.
XS
SM
MD
LG