Ndërlidhjet

Mullen: Irani do vazhdojë përpjekjet për armë bërthamore



Irani do të vazhdojë përpjekjet për prodhimin e armëve bërthamore edhe nëse shtohen sanksionet ndaj tij, deklaroi shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, Majk Mullen.

Ai nënvizoi se do të ishte “jashtëzakonisht e rrezikshme” nëse Teherani paisej me armë bërthamore dhe shtoi se nuk ka arsye t’i besohet pretendimeve të Teheranit se programet bërthamore kanë vetëm qëllime civile.

Megjithatë Mullen tha se sulmet ushtarake kundër Iranit do të ishin “shumë destabilizuese” për të gjithë rajonin.
XS
SM
MD
LG