Ndërlidhjet

Gjenerali Petreus përballet me Senatin



Gjenerali amerikan Dejvid Petreus do të përballet sot në Senat me seancat e detyrueshme dëgjimore për konfirmimin e tij. Petreus është zgjedhur nga presidedti Obama të drejtojë forcat amerikane në Afganistan.

Petreus pritet ta marrë lehtësisht mbështetjen e Senatit, duke pasur parasysh faktin se ai vlerësohet për rolin e tij në ndryshimin pozitiv të situatës në Irak.

Petreus në postin e ri do të zëvendësojë gjeneralin Steinli MekKristël, të cilin presidenti Obama e largoi nga detyra për shkak të komenteve të bëra rreth politikave të administratës amerikane.
XS
SM
MD
LG