Ndërlidhjet

Moska reagon për arrestimin e agjentëve


Ministria e Jashtme e Rusisë tha se arrestimi i dhjetë spiunëve të dyshuar rusë në Shtetet e Bashkuara, është një rikthim i Luftës së Ftohtë.

Përmes një deklarate, ministria tha se akuzat e SHBA-ve janë të pabaza dhe kanë qëllime “të paqarta”.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, deklaroi me sarkazëm të dukshëm se koha për arrestimet, është zgjedhur me kujdes të veçantë.

“Ata nuk na e kanë shpjeguar se me çfarë ka të bëjë kjo. Unë shpresoj se do ta bëjnë. Gjëja e vetme që mund të them është se momenti për t’i bërë këto, është zgjedhur me mjeshtri të veçantë”, ka thënë Lavrov.

Zyra Federeale e Hetimeve, FBI ka arrestuar 10 persona nën akuzat se kanë qenë agjentë sekretë të shërbimit rus të zbulimit. Qëllimi i të arrestuarve ishte depërtimi në rrethet e politikbërësve amerikanë. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve.

I akuzuari i njëmbëdhjetë, që i ka bërë pagesat dhjetë të arrestuarve, është në arrati.
XS
SM
MD
LG