Ndërlidhjet

Greqia në grevë


Greqia është futur në grevë të përgjithshme kundër reformave të propozuara në sistemin e rrogave dhe pensioneve. Shërbimet publike nuk punojnë, komunikacioni është vështirësuar, ndërsa spitalet pranojnë vetëm rastet urgjente.

Aeroportet janë të hapura dhe fluturimet ndërkombëtare janë realizuar me rregull, përderisa janë anuluar ato të brendshmet.

Greva ka përfshirë edhe mediat, shkollat, administratat tatimore dhe shërbimet komunale.

Greva mbahet në shenjë kundërshtimi me masat e qeverisë për të dalë nga kriza. Masat parashohin ngrirjen e rrogave dhe pensioneve, heqjen e disa përfitimeve ekonomike dhe shkurtime të tjera buxhetore.
XS
SM
MD
LG