Ndërlidhjet

Kina dhe Tajvani nënshkrujanë marrëveshje tregtare


Kina dhe Tajvani kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare, që konsiderohet të jetë më e rëndësishmja që nga lufta civile, 60 vjet më parë.

Ajo u nënshkrua në qytetin kinez Chongqing, në një ceremoni që u përcoll dhe nga televizioni shtetëror.

Marrëveshja është e favorshme posaçërisht për Tajvanin, meqë i mundëson këtij të fundit qasje më të madhe në tregjet kineze.

Por, kritikët e marrëveshjes thonë se Kina do ta shfrytëzojë atë për përfitime politike në fushatën e saj për bashkim me Tajvanin.

Kina dhe Tajvani janë ndarë që në vitin 1949. Kina ka paralajmëruar se do të përdorë forcën, nëse Tajvani shpall pavarësinë.
XS
SM
MD
LG