Ndërlidhjet

Pal Shmit, kryetar i ri i Hungarisë


Parlamenti hungarez zgjodhi Pal Shmitin president të shtetit. Shmit do të zëvendësojë kryetarin e deritashëm, Laslo Sholom, mandati i të cilit përfundon në muajin gusht.

Pas betimit, Shmit tha se pret të ketë marrëdhënie të mira me autoritetet politike në vend, por edhe me organizatat joqeveritare dhe përfaqësuesit fetarë. Shmit ishte anëtar i partisë Fides që nga viti 2003.

Presidenti i ri do të marrë zyrtarisht detyrën më 6 gusht.
XS
SM
MD
LG